COVID-19/ Ndërron jetë pacienti 70-vjeçar në Spitalin Infektiv, viktima e 56-të

TIRANË, 28 qershor / ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, njoftoi sot për
humbjen e jetës të një 70-vjeçari nga Shkodra në Spitalin Infektiv, si pasojë e COVID-19.
Sipas MSHMS, pacienti 70 -vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive nuk e ka fituar dot betejën me COVID-19, megjithë asistencën e madhe mjekësore. 70-vjeçari i konfirmuar me COVID-19, vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, për të kufizuar përhapjen e COVID-19.
Nga fillimi i epidemisë, 56 qytetarë të konfirmuar me COVID-19 e kanë humbur betejën me sëmundjen.
MSHMS i bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e mbrojtjes kundër COVID-19. e.xh//a.a/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.