STRASBURG – Eurodeputetët: Të futet në axhendë liberalizimi i vizave me Kosovën

STRASBURG, 27 qershor /ATSH/ – Një numër deputetësh të Parlamentit Europian i kanë kërkuar me anë të një letre kancelares gjermane, Angela Merkel që pasi Gjermania të marrë presidencën e radhës të BE-së të vendosë në axhendën e Këshillit Europian çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, sipas një shënimi në Twitter të deputetit Ilhan Kyuchyuk.

”Bashkë me Raportuesen për Kosovën, Viola von Cramon dhe me kolegë të tjerë, i kemi dërguar një letër kancelares Merkel me kërkesën për të vendosur në axhendën e  presidencës gjermane të Këshillit Europian çështjen e tejzgjatur të liberalizimit të vizave me Kosovën”, thuhet në postimin e Kyuchyuk.t,

Ndërkohë, në këtë letër të nënshkruar edhe nga nënkryetari i grupit socialist në parlament, Tonino Piculla si dhe deputetë të të gjitha grupeve më të rëndësishme, thuhet se ”Kosova i ka përmbushur kriteret e kërkuara dhe tashmë i takon BE-së që të përmbush pjesën e saj të detyrimit”.

Më 1 korrik Gjermania merr presidecëën e radhës të Bashkimit Europian./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.