SHBA – Vdes Milton Glaser, dizenjuesi i logos ‘I love NY’

NJU JORK, 27 qershor /ATSH-DPA/ – Milton Glaser, dizenjuesi i logos ikonike “I love  New York”, ka humbur jetën, raportoi “New York Times”.

Sipas “New York Times”, Glaser, një njujorkez vendas, vdiq të premten në Manhattan, ditën e ditëlindjes së 91-të. Shkaku ishte një goditje në tru, ndërsa gjithashtu vuante nga problemet me veshkat.

Ndër të tjera, Glaser ishte bashkëthemelues i revistës “New York”, si dhe hartoi emblemën për birrën e Brooklyn.

Lindur në Bronx në 1929, Glaser u bë një nga projektuesit më të njohur në botë nga Nju Jorku./ /sara/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.