FOKUS – Merkel: COVID-19 të merret seriozisht, Gjermania nuk është jashtë rrezikut

BERLIN, 27 qershor /ATSH-DPA / – Edhe pse Gjermania e ka mposhtur pandeminë e koronavirusit pothuajse me sukses, ajo nuk është ende jashtë rrezikut, delaroi sot  kancelarja gjermane, Angela Merkel duke paralajmëruar qytetarët kundër sjelljeve të pamatura.

“Rreziku i paraqitur nga virusi mbetet serioz”, tha ajo duke treguar disa rajone ku shpërthimet aktualisht po përhapen shpejt.

Ajo theksoi se ”ndalimi i përhapjes së koronavirusit ishte detyrim i të gjithëve, që do të thotë të vazhdosh t’i përmbahesh rregullave të distancimit shoqëror dhe higjienës”.

“Merrene seriozisht, sepse është serioze”, ajo në mesazhin e saj javor të publikuar sot./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.