SOFJE, 26 qershor /ATSH-DPA/ – Në Bullgari mbërritën turistët e parë të huaj me çarter nga Holanda, që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit.
Ministrja e Turizmit, Nikolina Angelkova mirëpriti gati 190 pushuesit nga Holanda dhe Belgjika në aeroportin ”Burgas”, me trëndafila dhe një program folklorik.
Vendi më i varfër i Bashkimit Europian, Bullgaria mbështetet në turizëm, që kontribuon me 12% të PBB-së.
Angelkova shpreson për një sezon të suksesshëm veror, pavarësisht krizës së koronavirusit, por ka pranuar se do të jetë e vështirë./ / sara/