SHBA – Regjistrohet numri më i lartë i rasteve ditore me COVID-19

UASHINGTON, 26 qershor /ATSH-DPA/ – SHBA regjistroi numrin më të lartë të rasteve të reja me koronavirus, me rreth 40 000 raste të raportuara, sipas ”Uashington Post”.

Numrat ndryshojnë sipas praktikave të raportimit. Universiteti John Hopkins regjistroi një rekord prej 36 400 rastesh më 24 prill dhe raportoi se të enjten regjistroi 34 339 raste të reja.

”Uashington Post” njoftoi se shtete si Teksasi, Arizona, Florida dhe Nju Mexico ishin duke ndaluar planet për lehtësimin e kufizimeve me rritjen e rasteve.

Vetëm Teksasi raportoi një rekord prej 5 996 rastesh të reja.

Rreth 2,4 milionë njerëz në SHBA kanë rezultuar pozitive gjatë pandemisë dhe 124 000 viktima si pasojë e virusit./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.