SHBA – OKB: Siria po përballet me një krizë të madhe urie

ROMË, 26 qershor /ATSH-DPA/ – Kriza e urisë në Siri po prek më shumë se gjysmën e popullsisë, njoftoi Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP), duke e cilësuar situatën si të paprecendent.

Agjencia e OKB-së deklaroi se 9,3 milionë sirianë, nga një popullsi totale prej rreth 17 milionë, nuk kanë siguri ushqimore, krahasuar me 1,4 milionë gjashtë muaj më parë.

“Sirianët po përballen me një krizë të madhe urie, pasi çmimet e ushqimeve kryesore arrijnë nivele të larta edhe në kulmin e konfliktit nëntë vjeçar”, deklaroi WFP.

“Çmimet e ushqimit u rritën me më shumë se 200% në më pak se një vit për shkak të një ndalese ekonomike dhe rënies së ekonomisë libaneze, që është urë jetike për Sirinë dhe, si pasojë e masave të izolimit nga COVID-19″, shtoi WFP.

WFP publikoi të dhënat në prag të një konference të donatorëve për Sirinë./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.