Në shërbim të pacientëve në kohë COVIDI, shembulli i dy motrave infermiere nga komuniteti egjiptian

TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Antjana dhe Suada janë dy motra nga komuniteti egjiptian që punojnë në QSUT “Nënë Tereza”, të punësuara nëpërmjet portalit “Infemierë për Shqipërinë” në bazë meritokracie dhe transparence.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale informon se të dyja motrat vijojnë të japin kontributin e tyre në shërbim të pacientëve edhe në këtë periudhë të vështirë të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 bashkë me stafin mjekësor të këtij spitali.

Antjana dhe Suada janë histori suksesi që tregojnë për integrimin social dhe eliminimin real të barrierave të këtij komuniteti në shoqërinë tonë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë hapa para në ndihmë të komunitetit egjiptian, nëpërmjet Programit të Shërbimeve në Komunitet ofrohen falas shërbime shëndetësor për më shumë 4300 banorë të këtij komuniteti pavarësisht vendit ku jetojnë apo gjendjes sociale dhe ekonomike të tyre”, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

z.tosku//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.