MEKSIKË – Ministri i Financave pozitiv me COVID-19

MEKSIKO, 26 qershor /ATSH-AFP/ – Ministri meksikan i Financave, Arturo Herrera njoftoi se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, tri ditë pasi ishte takuar me presidentin, Andres Manuel Lopez Obrador për një takim.

“Jam informuar se testi im për COVID-19 ka rezultuar pozitiv. Kam simptoma shumë të lehta. Duke nisur nga ky moment unë do të vendosem në karantinë dhe do të vazhdoj punën time nga shtëpia”, deklaroi ministri në rrjetin social Twitter.

Arturo Herrera u takua të hënën, në zyrën e tij, me presidentin Lopez Obrador.

Në këtë takim ka qenë gjithashtu e pranishme ministrja e Brendshëm, Olga Sanchez dhe funksionarë të tjerë të lartë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.