Këmbimi valutor/ Dollari forcon pozitat, euroja zhvlerësohet në raport me lekun

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, ndërsa euroja u zhvlerësua krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane këmbehet sot me 110,70 lekë ose 0,08 lekë më shumë se një ditë më parë, ndërsa euro u zhvlerësua lehtë me 0,04 lekë dhe këmbehet me 124,23 lekë.
Në pozita të kundërta në raport me lekun këmbehen sot edhe paundi britanik e franga zvicerane.
Monedha britanike u zhvlerësua me 0,39 lekë dhe këmbehet me 137,32 lekë ndërsa franga zvicerane u forcua me 0,15 lekë dhe këmbehet me 116,83 lekë.

Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë. Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomike, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore.

Banka e Shqipërisë llogarit dhe publikon kursin zyrtar të këmbimit. Ky kurs është një nivel referencë (i vetëm), i cili mund të përdoret nga të interesuarit për qëllime tregtuese, vlerësuese, krahasuese dhe statistikore.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 110.70 +0.08
Euro EUR 124.23 -0.04
Poundi Britanik GBP 137.32 -0.39
Franga Zvicerane CHF 116.83 +0.15
Jeni Japonez (100) JPY 103.56 +0.39
Dollari Australian AUD 76.22 +0.04
Dollari Kanadez CAD 81.13 -0.15
Korona Suedeze SEK 11.88 +0.02
Korona Norvegjeze NOK 11.45 -0.02
Korona Daneze DKK 16.67 0.00
SDR SDR 152.48 -0.54
Ari(OZ 1) XAU 195064.62 +65.50
Argjend(OZ 1) XAG 1971.85 +25.59
Juani Kinez (onshore) CNY 15.64 +0.01
Juani Kinez (offshore) CNH 15.62 0.00
Lira Turke TRY 16.15 +0.02

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.