ITALI – Anija e shpëtimit të migrantëve ”Alan Kurdi” drejt Spanjës

ROMË, 26 qershor /ATSH-DPA/ – Anija gjermane e shpëtimit të migrantëve “Alan Kurdi”, e ndaluar nga autoritetet italiane, ka nisur lundrimin drejt Spanjës, njoftuan rojat bregdetare italiane.

“Autoritetet italiane përmendën mangësi teknike që mund të rrezikojnë sigurinë. Disa nga problemet janë rregulluar, por pjesa tjetër duhet të kontrollohet në Spanjë”, theksuan rojat bregdetare.

“Ne jemi të lirë, por jo të lirë nga çështje të mëtejshme. Jemi kërcënuar se mund të ndalohemi përsëri”, deklaroi Gorden Isler, kryetari i “Sea-Eye”, organizata që drejton anijen.

Në fillim të muajit prill anija shpëtoi 146 migrantë në brigjet e Libisë dhe i solli ata në bregdetin italian, ku u transferuan në një traget në brigjet e Siçilisë për të hyrë karantinë./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.