FUTBOLL – Liverpool shpallet kampion i Premier Ligës pas 30 vitesh

LONDËR, 26 qershor /ATSH-AA/ – Klubi anglez i futbollit Liverpool është shpallur kampion i Premier Ligës pas një periudhe prej 30 vitesh.

Liverpool garantoi titullin shtatë javë para përfundimit të sezonit, pasi rivali më i afërt, Manchester City, u mposht nga Chelsea me rezultatin 2-1.

Liverpool fitoi ligën për herë të fundit në vitin 1990.

Me këtë titull, Liverpool tani ka 19 trofe të Premier Ligës.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.