BRUKSEL – Von der Leyen: Të gjitha vendet duhet të mbështesin Planin e Rimëkëmbjes

BRUKSEL, 26 qershor /ATSH-ANSA/ – Plani i rimëkëmbjes duhet të ketë një dimension historik dhe është shumë e rëndësishme që të gjitha vendet, e theksoj, të gjitha vendet duhet të mbështesin këtë plan të rinisur, deklaroi presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

”Shohim një unitet në këtë strukturë, gjithashtu ka edhe diskutime të shumta rreth shifrave dhe mënyrën se si do të investohen këto para”’, shtoi Von der Leyen.

”Të gjitha këto projekte do të shkojnë paralelisht me modernizimin e ekonomisë, ku do të hidhen themelet për gjeneratat e ardhshme, për mjedisin dhe për digjitalizimin’’, shtoi ajo.

Ndërsa për samitin europian të 17 dhe 18 korrikut, Von der Leyen theksoi se “duhet të gjendet një marrëveshje para pushimeve të verës dhe Europa duhet të tregojë forcën e saj”.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.