USAID, mbështetje të vyer në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit dhe rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë

TIRANË, 25 qershor/ATSH-Maela Marini/ Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Genc Cakaj zhvilloi sot një takim në Uashington me Përfaqësuesin e Lartë të USAID për Europën dhe Euroazinë, Brock Bierman.

Në takim, Cakaj shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vyer në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit dhe rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë.

Ai vlerësoi po ashtu edhe mbështetjen e USAID-it për të mbyllur çështjet e fundit para ngritjes së Akademisë së Transparencës.

/m.m//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.