TEL AVIV – Izraeli zgjat ndalimin e hyrjes për të huajt deri më 1 gusht

TEL AVIV, 25 qershor /ATSH-DPA/ – Izraeli e ka zgjatur ndalimin e hyrjes për të huajt edhe për katër javë të tjera, deri më 1 gusht, njoftoi sot Autoriteti Aeroportual i vendit për kompanitë e linjave ajrore.

Përjashtime do të bëhen vetëm kur të tregohen lejet e duhura nga autoritetet e imigracionit.

Ndalimi nuk vlen për qytetarët izraelitë ose ata që mund të dëshmojnë se jeta e tyre është e bazuar në vend.

Izraeli e aplikoi fillimisht ndalimin e hyrjes më 18 mars, si pjesë e përpjekjeve për të luftuar koronavirusin e ri.

Kohët e fundit, vendi, për të cilin turizmi është një nga faktorët më të rëndësishëm ekonomikë, ka parë një rritje të fortë të rasteve të COVID-19./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.