IZRAEL – Netanyahu: Bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara Arabe në nivel shkencor

JERUZALEM, 25 qershor /ATSH-AFP/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi sot për një bashkëpunimin në nivel shkencor me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), një vend me të cilin shteti hebre nuk ka marrëdhënie zyrtare, me qëllimin për të luftuar pandeminë e COVID-19.

“Ky bashkëpunim do të zhvillohet në kërkime dhe zhvillime, në teknologji dhe në fushat që do të përmirësojnë sigurinë shëndetësore në të gjithë rajonin”, tha Netanyahu.

“Ky është rezultat i kontakteve të zgjatura dhe intensive gjatë muajve të fundit”, shtoi ai, pa specifikuar nëse ky ishte bashkëpunimi i parë zyrtar midis dy vendeve.

Historikisht, vendet arabe, përveç Egjiptit dhe Jordanisë, e kanë bërë zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez si kusht për normalizimin e marrëdhënieve të tyre me Izraelin.

Megjithatë, vitet e fundit, autoritetet izraelite kanë zhvilluar marrëdhënie jozyrtare me vendet e Gjirit, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, duke ndarë në veçanti shqetësimet për ndikimin në rritje të Iranit në rajon./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.