COVID-19 – OBSH e shqetësuar për rritjen e rasteve në Europë

KOPENHAGË, 25 qershor /ATSH-AFP/ – Numri i rasteve me koronavirusin e ri ka shënuar rritje në Europë, theksoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë, që ngriti alarmin për gjendjen e sistemeve shëndetësore, tashmë nën presion, nëse kjo rritje pas lehtësimit të masave kufizuese nuk merret nën kontroll.

“Javën e kaluar, Europa regjistroi një rritje të numrit të rasteve javore për herë të parë që prej disa muajsh (…) 30 vende kanë parë rritje të numrit të rasteve të reja gjatë dy javëve të fundit”, deklaroi drejtoi i degës së Europës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Hans Kluge, në një konferencë shtypi.

Sipas organizatës, kontinenti regjistron çdo ditë rreth 20 000 raste të reja dhe më shumë se 700 të vdekur./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.