Bashkia e Shijakut, model ku të drejtat e njeriut zbatohen njëlloj për këdo

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Bashkia e Shijakut ka ndarë sot shembullin e një modeli ku të drejtat e njeriut zbatohen njëlloj për këdo.

Enxhi është e punësuara më e re me aftësi të kufizuara e cila punon në sektorin sekretari-protokoll në njësinë administrative Maminas.

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, është shprehur se, “në njësinë administrative Maminas, e punësuara më e re është një vajzë me aftësi të kufizuara e cila punon në sektorin sekretari-protokoll”.

“Pavarësisht rrethanave ata janë një aset i rëndësishëm mendor dhe social dhe i duhet dhënë mundësia të mos ndjejnë përjashtimin social, sepse ato vlejnë”, thekson Arbana.

“Suksese Enxhi në punën tënde! Ku ka vullnet, ka zgjidhje”, shton kryebashkiaku Arbana. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.