AUSTRALI – Mijëra ushtarë në rrugët e Melburnit kundër valës së dytë COVID-19

VIKTORIA, 25 qershor /ATSH-MIA/-  Ushtria australiane bëri të ditur se do të dërgojë mijëra pjesëtarë të saj në rrugët e Melburnit që të parandalojë valën e dytë të të infektuarve prej koronavirusit.

Shteti federal i Viktorias shënoi një rritje të numrit të infektuarve të rinj, pothuajse 150 raste në ditë gjatë javës së kaluar.

Edhe pse numri është ende i vogël në krahasim me vendet e tjera në botë, por shpërthimi i infektimit e shqetësoi Australinë, e cila filloi t’i lehtësojë masat kufizuese pasi me sukses e mposhti virusin.

Ministrja e Mbrojtjes, Linda Reynolds bëri të ditur sot ”se mijëra ushtarë do të dërgohen në rrugët e Melburnit ditët në vijim”.

”Rreth 850 ushtarë do të mbikëqyrin udhëtarët nga jashtë të cilët janë në karantinë në hotele, ndërsa 200 të tjerë do të sigurojnë ndihmë logjistike dhe mjekësore”, shtoi ministrja.

Australia me 25 milionë banorë deri më tani ka regjistruar rreth 7 500 raste infektimi dhe 103 raste vdekjesh./ os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.