SHBA – Takim Trump-Duda për të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe

VARSHAVË, 24 qershor /ATSH-PAP/ – Presidenti polak, Andrzej Duda do të shërbejë si zëdhënës për rajonin dhe për interesat aleate në takimin e tij me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, deklaroi zëdhënsi presidencial polak, Krzysztof Szczerski.

Szczerski tha se presidenti do të vizitojë në Uashingtonin për të zgjidhur edhe çështjet e vendit të tij.

“Tashmë mund të them se do të ketë patjetër një lajm të mirë nga Uashingtoni pas takimit të presidentëve”, deklaroi ai.

Szczerski shtoi se fundjavën e kaluar kishin punuar shumë lidhur me agjendën e këtyre bisedimeve.

Sipas tij, bisedimet do të përqendrohen në tri tema, shëndetësi, investime dhe zhvillim si edhe në energji dhe në sigurinë ushtarake.

Szczerski gjithashtu konfirmoi se do të diskutohet dhe tema e disponueshmërisë së shpejtë të një vaksine për koronavirusin për pacientët polakë./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.