RUSI – Moska organizon paradën për LIIB, pavarësisht paralajmërimit të OBSH

MOSKË, 24 qershor /ATSH-DPA/ – Moska do të organizojë sot një paradë të madhe ushtarake për 75-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, pavarësisht COVID-19.

Në paradë do të marrin pjesë shumë se 13 000 ushtarë dhe më shumë se dhjetëra delegacione nga aleatët postsovjetikë të Rusisë si Kina, India, Serbia dhe Mongolia.

Sipas një përshkrimi zyrtar, parada, me fokus në Sheshin e Kuq, do të përfshijë 75 avionë dhe më shumë se 200 automjete ushtarake.

Vetëm disa ditë para paradës, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) përsëriti paralajmërimin se ngjarjet masive rrezikojnë përhapjen e koronavirusit.

“Grumbullimet masive përbëjnë një rrezik për përhapje të përkeqësuar”, deklaroi përfaqësuesja e OBSH-së Catherine Smallwood, në një konferencë shtypi javën e kaluar, duke shtuar se organizata do të sigurojë udhëzime për të lehtësuar rrezikun./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.