Parashikimi i motit, e mërkurë 24 qershor 2020

TIRANE, 24 qershor /ATSH/ -Moti sot parashikohet me kthjellime e zhvillime vranësirash mesatare e të dendura në zonat malore e kodrinore në mesditë deri në orët e pasdites.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë shi përgjatë maleve, ndërsa në verilindje-juglindje dhe pjesërisht në qendër, përkohësisht parashikohen shtrëngata shiu të izoluara me rrufe.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje – veriperëndim 1-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare deri në 15-18m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: 

 QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/30 Diell re
Kukës 16/24 Diell shi
Lezhë 18/32 Diell re
Dibër 15/24 Diell shi
Durrës 17/29 Diell re
Tiranë 19/31 Diell re
Elbasan 18/32 Diell shi
Berat 17/30 Diell shi
Vlorë 17/29 Diell shi
Korçë 15/25 Diell shi
Gjirokastër 16/31 Diell shi
Sarandë 17/27 Diell re

 

/e.m/

 

                 

           

 

 

 

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.