MV – Regjstrohen 136 raste të reja me COVID-19

SHKUP, 24 qershor /ATSH-AA/ – Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë tetë persona, ndërsa janë shënuar 136 raste me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 arrin në 5 445, numri i të shëruarve në 2 091, ndërsa numri i viktimave në 259. Aktualisht, numri i rasteve aktive arrin në 3 095.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, sot janë raportuar 43 persona të shëruar nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1 208 teste, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri tani kap shifrën 54 456./ /sara/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.