”Johnson&Johnson” gjobitet 2,1 miliardë dollarë për produkte të dëmshme

UASHINGTON, 24 qershor /ATSH-AFP/ – Gjykata e Apelit në Misuri konfirmoi verdiktin, sipas të cilit, pudra e shitur nga grupi farmaceutik amerikan ”Johnson & Johnson” ishte përgjegjëse për tumoret dhe dënoi gjigantin farmaceutik amerikan me një gjobë prej 2,1 miliardë dollarë dëme dhe interesa.

Sidoqoftë, gjykata uli më shumë se gjysmën e 4,4 miliardë dollarëve nga dëmet dhe interesat që një juri i kishte vendosur në vitin 2018 për 22 ankues dhe familjet e tyre.

Ajo u pajtua që disa prej tyre nuk duhet të ishin përfshirë në gjyq sepse ndodheshin jashtë shtetit të Misurit.

Por, vendimi i së martës mbështeti dëmet dhe interesat që duhet të paguajë grupi farmaceutik dhe produktet e higjienës për shitjen me vetëdije të produkteve që përmbajnë asbest tek konsumatorët.

“Për shkak se të akuzuarit janë korporata të mëdha që kanë miliarda dollarë, ne besojmë se një sasi e konsiderueshme e dëmeve ndëshkuese është e nevojshme që të ketë efekt në këtë rast”, theksoi gjykata./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.