ITALI – 28 migrantë të shpëtuar në Mesdhe pozitiv me COVID-19

ROMË, 24 qershor /ATSH-AFP/ – Njëzet e tetë migrantë, nga 209 të shpëtuar në Mesdhe nga OJQ-ja gjermane”Sea Watch”, dhe më pas të vendosur në karantinë në një anije në portin siçilian, rezultuan pozitib me COVID-19, njoftoi presidenti i rajonit të Siçilisë, Nello Musumeci.

“Analizat e marra nga 209 migrantët e vendosur në karantinë në tragetin Moby Zaza, që ndodhet në Porto Empedocle, në bregdetin jugor të Siçilisë, u kryen dje në mëngjes”, theksuan mediet italiane.

“Njëzet e tetë migrantë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Ata ndodhen në anije në portin e Porto Empedocle, një zgjidhje që ne e kemi kërkuar me forcë që prej 12 prillit nga qeveria për të parandaluar përhapjen e epidemive në territorin e ishullit” shkruan Nello Musumeci në Facebook.

“Sot kërkesa jonë është mirëkuptuar dhe ata që na akuzojnë për racizëm e kuptojnë arsyen që kemi pasur”, shtoi Musumeci./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.