FUTBOLL – Vidal: Është e vështirë të motivohemi pa tifozët

BARCELONE 24 qershor /ATSH-MIA/ – Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal ndau mendimin e tij për mbajtjen e ndeshjeve në mungesë të tifozëve në stadiume për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Gjithçka duket e çuditshme dhe e ndërlikuar, nga procedurat para ndeshjeve deri te protokollet. Paraprakisht, është e pamundur të luhet në këtë mënyrë”, shtoi Vidal.

Mungesë së tifozëve? Tifozët na japin emocione që tashmë nuk i kemi, atmosfera ka ndryshuar shumë. Është vështirë të gjendet motivim që të japim më të mirën nga vetja.

”Ndonjëherë është vështirë madje dhe ta hyhet në fushë. Futbolli varet nga atmosfera që e krijojnë tifozët”, theksoi Vidal, /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.