FORMULA 1 – Papa Françesku letër kampionit olimpik Zanardi: Lutem për ty

VATIKAN, 24 qershor /ATSH-ANSA/ – Papa Françesku i shkroi një letër kampionit olimpik Alex Zanardi, i cili po lufton me jetën për shkak të aksidentit të katër ditëve më parë.

“I dashur Alessandro, historia juaj është një shembull sesi të jesh në gjendje të fillosh përsëri pas një ndalese të papritur. Nëpërmjet sportit ju mësuat të jetoni jetën si protagonistë, duke e bërë aftësinë e kufizuar një mësim për njerëzimin”, shkruan ai.

“Faleminderit që u dhe forcë atyre që e kishin humbur. Historia juaj është një shembull. Në këtë moment delikat unë jam afër jush. Lutem për ju dhe familjen tuaj”, thekson papa Françesku në letër./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.