Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, 12 fluturime të konfirmuara për nesër

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ Tirana International Airport publikoi listën e kompanive ajrore që do të operojnë ditën e nesërme në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

Sipas TIA-s, janë konfirmuar gjithsej për ditën e enjte 12 fluturime.

Fluturimet e konfirmuara për ditën e enjte janë me “Air Albania” në linjat Tiranë Milano dhe kthim; Tiranë – Bolonja dhe kthim; Tiranë – Romë dhe kthim.

Me “Wizz Air” do të fluturohet në linjat Tiranë – Vjenë dhe kthim; Tiranë – Bergamo dhe kthim; Tiranë – Dortmund dhe kthim; Tiranë – Londër dhe kthim; Tiranë – Piza dhe kthim.

Me “Albawings” në linjën Tiranë – Perugia dhe kthim; Tiranë – Pisa dhe kthim; Tiranë – Frankfurt dhe kthim.

Me “Air Serbia” në linjën Tiranë – Beograd dhe kthim.

TIA u kërkon pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi.

Po ashtu, kompania kërkon që pasagjerët që do të udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjienës. Sipas TIA-s, maskat janë të detyrueshme.⠀⠀

Sipas TIA-s “nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e Bashkimit Europian”.

“Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit e Bashkimit Europian”, informon TIA./m.m//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.