SHBA – Ngrirja e vizave të punësimit zhgënjyese dhe kundërproduktive për teknologjinë amerikane

UASHINGTON, 23 qershor /ATSH-AFP/ – Ngrirja e vizave kryesore të punës, e vendosur nga presidenti i SHBA-së dëshpëron kompanitë start-up dhe gjigantët e teknologjisë, që shqetësohen për risitë dhe përparimet amerikane.

“Emigracioni ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në suksesin ekonomik të SHBA-së”, reagoi në Twitter kreu i “Google”, Sundar Pichai.

Silicon Valley, djepi i kompanive start-up dhe “njëbrirësh” që janë bërë udhëheqës globalë, mbështetet shumë te emigrantët e aftë për të përmbushur kërkesën e lartë për inxhinierë, specialistë të të dhënave, zhvillues të IT-së, etj.

Donald Trump njoftoi dje ngrirjen e kartave jeshile dhe vizave të caktuara të punës, përfshirë H-1B, që përdoren gjerësisht në sektorin e teknologjisë së lartë./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.