PORTUGALI – SEF: Emigracioni arriti në nivele rekord në vitin 2019

LISBONË, 23 qershor /ATSH-AFP/- Popullsia e huaj që jeton në Portugali arriti një nivel rekord në vitin 2019, me afro 600 000 emigrantë, në veçanti për shkak të një rritje të mprehtë të numrit të britanikëve, kontigjentit të tretë pas brazilianëve dhe shtetasve nga Kepi i Gjelbër, njoftoi sot policia kufitare.

“Në vitin 2019, kemi vënë re, për të katërtin vit radhazi, një rritje të popullsisë rezidente të huaj, me një rritje prej 22,9% në krahasim me vitin 2018, për një total prej 590 348 shtetasish të huaj, që kanë një leje qëndrimi”, deklaroi Shërbimi i Kufirit dhe të Huajve (SEF) në raportin e tij vjetor për emigracionin në Portugali.

Kjo shifër përbën një rekord të ri që nga krijimi i SEF-së në vitin 1976.

Sipas të dhënave të publikuara javën e kaluar nga Instituti Kombëtar i Statistikave (Ine), popullsia e Portugalisë u rrit në vitin 2019, për herë të parë në dhjetë vjet, në 10,3 milionë banorë, falë një rritjeje të mprehtë të emigracionit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.