MJEKËSI – Një vaksinë e vetme ndoshta jo e mjaftueshme për të mposhtur COVID-19

KAROLINA E VERIUT, 23 qershor /ATSH-ANSA/ – Një vaksinë e vetme mund të mos jetë e mjaftueshme për të mposhtur virusin SarsCoV2 dhe do të duhet të bashkohet me ”armë” të tjera, në veçanti antitrupat monoklonal si ilaçe të afta për të neutralizuar virusin.

Ky konkluzion u arrit nga studiuesit Mary Marovich dhe John R. Mascola, të Institutit Amerikan për Sëmundjet Infektive (NIAID) i drejtuar nga Anthony Fauci dhe Myron S. Cohen, nga Universiteti i Institutit të Karolinës  së Veriut për Sëmundjet Infektive në Chapel Hill.

Deri më tani, ekspertët vërejnë se antitrupat monoklonalë kanë marrë pak vëmendje, por “kanë potencial për aplikime terapeutike dhe parandaluese dhe mund të ndihmojnë në udhëheqjen e hartimit dhe zhvillimit të vaksinave”.

”Kërkimi i barnave që ndihmojnë në mbështetjen e imunitetit dhe për të përballuar virusin deri sa të vijë vaksina është një domosdoshmëri, por nuk përjashtohet që vaksinat mund të kenë nevojë për mbështetje’’, theksuan studiuesit.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.