MEKSIKË – Trinjakët e porsalindur rezultojnë pozitiv ndaj koronavirusit

MEKSIKO SITI, 23 qershor /ATSH-DPA/ – Trinjakët meksikanë kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusin gjatë lindjes dhe besohet se kanë kontraktuar virusin në mitër, njoftuan autoritetet rajonale shëndetësore.

Foshnjat, dy djem dhe një vajzë, lindën me operacion cezarian në shtetin San Luis Potosi, në Meksikën Verilindore.

“Ata u testuan në të njëjtën ditë kur lindën, sepse patën lindje të parakohshme dhe rezultatet ishin pozitiv”, deklaroi sekretarja meksikane e Shëndetit, Monica Rangel.

Sipas rezultateve të testimit, vetëm një prej foshnjave ka simptoma të COVID-19.

Dy foshnjat e tjera janë asimptomatike, ashtu si prindërit e tyre./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.