KIRGISTAN – Ish-presidenti Atambayev dënohet me 11 vite burg

BISHKEK, 23 qershor /ATSH-ANSA/ – Ish-presidenti i Kirgistanit, Almazbek Atambayev u dënua me 11 vjet e dy muaj burg dhe konfiskim të pasurisë me akuzën se liroi në mënyrë të paligjshme kriminelin Aziz Batukayev.

Përkrahësit e 63-vjeçarit Atambayev, kreu i shtetit nga viti 2011 që nga viti 2017, besojnë se mbas kësaj përplasjeje ndodhet presidenti aktual, Sooronbai Jeenbekov.

Atambajev në vitin 2017 kishte mbështetur kandidaturën e Jeenbekov, por aleanca mes tyre është prishur.

Në gusht të vitit të kaluar forcat speciale arrestuan Atambayev pasi sulmuan vilën e tij afër Bishkekut dhe u përplasën me mbështetësit e tij.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.