Elbasan/ 580 fermerë kanë aplikuar në Skemën Kombëtare të mbështetjes në Bujqësi

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ 580 fermerë kanë aplikuar në Skemën Kombëtare të mbështetjes në Bujqësi 2020, nga qarku i Elbasanit.

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) bën të ditur për ATSH-në se, “fermerët kanë aplikuar për një vlerë financiare përfitimi në rreth 102 milionë lekë”.

Qarku i Elbasanit renditet ndër 6 qarqet kryesore me numrin më të lartë të fermerëve aplikantë, duke lënë pas qarqet si Durrësi, Tirana e Lezha.

Blegtoria, bletaria dhe fermat bio, janë tre sektorët kryesorë për të cilët fermerët e Elbasanit, kanë treguar interesin më lartë të përfitojnë nga Skemat e Mbështetjes.

Ndërkohë që numri i fermerëve aplikantë këtë vit, krahasuar me një vit më parë është në trend rritës dhe AZHBR njofton se pas 10 ditëve që është mbyllur procesi i aplikimit do të fillojë vlerësimin e fermerëve përfitues. e.xh//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.