BRAZIL – Rreth 1,2 milionë të infektuar me COVID-19

BRASILIA, 23 qershor /ATSH-ANSA/ –  Sao Paulo, qyteti më i madh, më i pasur dhe më i populluari i Brazilit mund të ketë rreth 1,2 milion të infektuar me koronavirus, sipas rezultatit të parë të një fushate masive depistimi të kryer nga bashkia lokale.

Pas përfundimit të pesë mijë testeve serologjike të para, të bëra në një kampion të banorëve të zgjedhur nga ekstraktimi, u konkludua se 9,5% e banorëve ose rreth 1,2 milion qytetarë, ishin të infektuar me COVID-19.

Nëse kjo shifër konfirmohet, ajo do të jetë më e madhe se 1,1 milion të infektuar të regjistruar nga Ministria e Shëndetësisë në të gjithë vendin./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.