UASHINGTON – SHBA pezullon vizat e punësimit deri në fund të vitit

UASHINGTON, 22 qershor /ATSH-DPA/ – SHBA-ja do të zgjasë pezullimet e vizave në disa kategori kryesore të bazuara në punësim deri në fund të vitit, një veprim që pritet të ketë pasoja për më shumë se 500 000 persona, njoftoi sot një zyrtar i lartë i administratës.

“Kjo masë prek vizat H1B, të cilat janë për punëtorët e kualifikuar në vende të tilla, si sektori i teknologjisë së lartë, vizat L1 për drejtuesit e huaj, si edhe kategoritë e tjera”, tha po i njëjti burim.

Ky urdhër është masa më e fundit e presidentit Trump për të ngadalësuar emigracionin në SHBA.

Një zyrtar i lartë i administratës theksoi se urdhri është krijuar për të ndihmuar forcën punëtore të SHBA-së që të rimëkëmbet nga pandemia./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.