TAJLANDË – Lejohen udhëtimet për biznes dhe turizëm

BANGKOK, 22 qershor /ATSH-DPA/ – Tajlanda po merr në konsideratë lejimin e biznesmenëve të huaj dhe një numër të kufizuar turistësh, me hapjen e fluturimeve ndërkombëtare muajin e ardhshëm, njoftuan zyrtarët.

Taweesin Visanuyothin, zëdhënësi i task forcës për koronavirusin, deklaroi se të huajt me lidhje biznesi, familjare ose ata që udhëtojnë për qëllime mjekësore mund të jenë ndër personat e parë që do të lejohen në vend, pas skadimit të kufizimeve të fluturimeve më 1 korrik.

Ai tha se këto grupe udhëtarësh, pas mbërritjes në vend do i nënshtrohen karantinës.

“Gjithashtu mund të lejohen dhe turistët nga Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut”, shtoi ai.

“Ky grup kërkon shumë vëmendje dhe do të përfshijë disa masa para se të kemi një plan të gatshëm për t’i mbështetur “, deklaroi Taweesin./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.