SHBA – Trump pezullon sanksionet për të mos dëmtuar negociatat me Kinën

UASHINGTON, 22 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se kishte pezulluar sanksionet kundër zyrtarëve kinezë në lidhje me represionin e dyshuar kundër myslimanëve ujgurë të Xinjiang me qëllim për të ruajtur negociatat tregtare me Pekinin, sipas një interviste të publikuar nga faqja informative Axios.

Autoritetet kineze kanë filluar një politikë të sigurisë maksimale në Xinjiang, në veriperëndim të Kinës në përgjigje të dhunës ndëretnike që ka përgjakur rajonin vitet e fundit, shpesh e drejtuar nga autoritetet për separatistët ujgurë.

I pyetur nga Axios pse shmangi sanksionet e drejtpërdrejta të Thesarit amerikan kundër zyrtarëve kinezë të lidhur me Xinjiang, Trump deklaroi se ishin në mes të një marrëveshjeje të madhe tregtare.

“Dhe kam bërë shumë, 250 miliardë dollarë në blerje të mundshme”, shtoi presidenti.

“Dhe në fakt ata blejnë shumë, ju ndoshta e keni parë këtë. Dhe kur jeni në mes të një bisedimi dhe krejt papritur ju filloni të vendosni sanksione shtesë … Ne kemi bërë shumë gjëra. Unë kam vendosur tarifa për Kinën, të cilat janë shumë më keq se çdo sanksion për të cilin mund të mendoni”, deklaroi ai./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.