Punime në rrjet, OSHEE kufizon energjinë në disa zona të Tiranës

TIRANË, 22 qershor/ATSH/- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) do të stakojë energjinë elektrike në disa zona në Tiranës më 23 qershor.

OSHEE bën të ditur se kufizimi i energjisë elektrike do të bëhet për shkak të remontit të planifikuar në disa fidera në Selitë.

Sipas OSHEE-s, në datën 23 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-11:00 dhe 11:00-13:30 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Pjesërisht rruga “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sandër Prosi”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.