ITALI – Conte kërkon edhe një javë për përfundimin e planit të rimëkëmbjes

ROMË, 22 qershor /ATSH-DPA/ – Kryeministri Italian, Giuseppe Conte njoftoi se qeverisë do t’i duhej edhe një javë për të hartuar një plan kombëtar për rikuperimin nga koronavirusi.

Italia ka pësuar goditje të rëndë nga pandemia, por pret të marrë të paktën 172 miliardë euro nga BE në kredi dhe grante për të përmirësuar ekonominë.

“Do të na duhet edhe një javë që, së bashku me ministrat, të rishikojmë planin e rifillimit sipas sugjerimeve”, deklaroi Conte.

Ai iu referua inputeve nga një konferencë nëntëditore që përfundoi të dielën.

Qeveria u konsultua me drejtuesit e biznesit, sindikatat dhe palët e tjera të interesuara, duke përfshirë intelektualë dhe artistë.

“Pas kësaj, do të kemi versionin përfundimtar të planit të rifillimit, mbi bazën e të cilit qeveria do të propozojë në shtator investime dhe reforma që do të financohen nga BE-ja”, theksoi Conte./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.