Integrimi europian/ Meta pret kryenegociatorin Zef Mazi

TIRANË, 22 qershor /ATSH – I. Vata/ Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot në takim ambasadorin Zef Mazi, i emëruar nga Qeveria si kryenegociator për zhvillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Meta shprehet se “diskutuam hapur e në mënyrë konstruktive për perspektivën e çeljes së negociatave”.

“Ndërsa politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, është e rëndësishme përgatitja teknike dhe rritja e kapaciteteve negociuese. E sigurova për mbështetjen e plotë në detyrën e tij nga institucioni i Presidentit të Republikës. Integrimi europian është objektiv mbarëkombëtar”, theksoi Meta./j.p//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.