BRUKSEL – Gentiloni: BE të bëjë më shumë kundër pabarazisë gjinore

BRUKSEL, 22 qershor /ATSH-ANSA/ – Në pesë vitet e kaluara BE ka bërë shumë përparime për një numër të madh qëllimesh zhvillimi të qëndrueshëm (SDG), siç janë varfëria, shëndeti dhe mirëqenia, deklaroi komisioneri europian për Ekonominë, Paolo Gentiloni, duke paraqitur raportin e Eurostat mbi qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm në BE.

”Por, BE gjithashtu ka ndërmarrë hapa pas për çështje të tjera si pabarazia mes burrave dhe grave si edhe asnjë përparim për të luftuar kundër ndryshimeve klimatike”, shtoi ai.

”Mbi klimën janë ndërmarrë iniciativa të guximshme, por pasojat e veprimeve janë të pamjaftueshme, ndërsa në dallimet midis burrave dhe grave hendeku i punësimit është ende i madh’’, shtoi Gentiloni./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.