Agjencia Telegrafike Shqiptare

MUZIKË – Kitara e Kurt Cobain shitet për 6 milionë dollarë

LOS ANXHELES, 21 qershor /ATSH-DPA/ – Një kitarë e Kurt Cobain u shit për 6 010 000 dollarë, tha sot shtëpia e ankandeve ”Julien’s California”.

Kitara akustike-elektrike ”Martin D-18E” është një rekord i ri botëror shitjeje.

Kobain luajti instrumentin gjatë një paraqitjeje në “MTV Unplugged” në Nju Jork, në 1993, në atë që konsiderohet performanca më ikonike e grupit ”Nirvana”.

Performanca u regjistrua para një publiku ”live”, pesë muaj para vdekjes së Cobain.

Cobain dekoroi qafën e kitarës me një fletë pentagrami nga albumi i grupit rock të ”Poison Idea”./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version