IZRAEL – Rritje e ndjeshme e rasteve të reja me COVID-19

TEL AVIV, 21 qershor /ATSH-ANSA/ – Numri i rasteve pozitive të koronavirusit është rritur në 443 njësi në Izrael që prej mëngjesit të së premtes duke e çuar shifrën e përgjithshme të përditësuar në 20 686.

Ministria izraelite e Shëndetësisë raportoi se deri tani ka pasur 15 664 të shëruar.

Të sëmurët arrijnë në 4 716, 209 prej të cilëve janë në spital dhe 28 prej tyre janë nën kujdesin intensiv.

Ka gjithsej 305 vdekje.

Për shkak të rritjes së djeshme të rasteve, sot do të zhvillohet një konsultë e jashtëzakonshme e drejtorëve të përgjithshëm të ministrive të angazhuara në luftën kundër epidemisë, ndërsa kryeministri Benyamin Netanyahu do të kryesojë nesër një mbledhje të të ashtuquajturit ”Kabineti i koronavirusit”./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.