FOTO/ Malësi e Madhe, rehabilitim 13 rrugëve rurale në mbështetje të fermerëve

TIRANË, 21 qershor /ATSH/- Bashkia Malësi e Madhe, po vijon punën në zbatimin e projekteve të parashikuara për vitin 2020 në rehabilimin dhe përmirësimin e rrugëve rurale.

Objekt i punimeve janë 13 rrugët rurale në 5 Njësitë Administrative Gruemirë, Kastrat, Kelmend, Qendër dhe Shkrel.

Bashkia Malësi e Madhe, njoftoi se, së fundi ka përmbyllur punimet në rrugën Kamicë – Flak të Njësisë Administrative Gruemirë, duke lehtësuar qarkullimin e automjeteve dhe ndihmuar banorët e zonës të dalin më  shpejt në treg me prodhimet e tyre bujqësore dhe blegtorale. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.