FOKUS – COVID-19 – 1,7 miliardë njerëz me patologji paraekzistuese

LONDËR, 21 qershor /ATSH-ANSA/ – Në të gjithë botën, një në pesë persona, pra rreth 1,7 miliardë, janë në një gjendje shëndetësore që mund të rrisë rrezikun e vdekjes në rast të një infeksioni me Covid-19, sipas vlerësimit nga të Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale të Londrës.

Studimi e sheh Europën si kontinentin me përqindjen e njerëzve në rrezik më të madh për shkak të moshës më të lartë mesatare.

Llogaritja është bërë në bazë të të dhënave nga ”Global Burden of Siseases” dhe studimi vlerësoi mbizotërimin në mbarë botën të sëmundjeve kryesore që përkeqësojnë infeksionin, nga sëmundjet kardiovaskulare, te ato veshkave dhe deri te diabeti dhe problemet me frymëmarrjen.

Vendet me një popullsi më të re, tregon studimi, kanë një përqindje më të vogël të njerëzve në rrezik.

Në Afrikë, për shembull, ato janë 16%, ndërsa në ekstremin tjetër, Europë, me 31% të popullsisë që kanë të paktën një sëmundje, pra rreth 231 milionë njerëz.

“Me vendet që dalin në mënyrë progresive nga bllokimi, institucionet po kërkojnë mënyra për të mbrojtur më të prekurit nga një virus që ende qarkullon. Shpresojmë që vlerësimet tona të japin pika fillestare të dobishme për masat që mbroni njerëzit më të rrezikuar nga kjo sëmundje serioze”, thotë Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale e Londrës. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.