Ferma e manaferrave në Lushnjë/ Zerimi i TVSH dhe lehtësitë për plehërimin, efekt pozitiv

TIRANË, 21 qershor /ATSH/- Ligji i ri për produktet plehëruese, që rregullon importin dhe përdorimin e tyre, si dhe heqja e TVSH-së për imputet bujqësore, kanë dhënë efekt të madh tek fermerët në drejtim të uljes së kostos së prodhimit dhe rritjes së sigurisë ushqimore tek produktet bujqësore.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi ishte në Krutje të Lushnjës ku vizitoi një fermë që kultivon manaferra, të cilat shiten kryesisht në tregun vendas.
“Besoj se edhe zerimi i TVSH-së së imputeve ka dhënë një dorë për uljen e kostos së prodhimit. Gjithashtu ligji i ri për produktet plehëruesë ka sjell disiplinimin e përdorimit të plehrave dhe nga fermerë të tjerë. Ndryshimi që ne bëmë për t’i certifikuar të gjithë sipas vendit të origjinës ka rezultuar shumë efikase për të rritur në finale sigurinë ushqimore për konsumatorët. Ka rritur gjurmueshmërinë dhe kontrollin”, tha ministri Çuçi.
Ligji për produktet plehëruese i miratuar në fillim të këtij viti synon gjithashtu edhe mbrotjen e mjedisit nga përdorimi i produkteve plehëruese në bujqësi.
Në vijim të vizitës tek ferma e manaferrave në Krutje, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përsëriti thirrjen për të aplikuar për të aplikuar për fondet e programit IPARD. /j.p/
e.xh/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.