E restauruar si objekt i veçantë i trashëgimisë historike e kulturore/ Shkolla e parë shqipe do të presë së shpejti edhe vizitorët

TIRANË, 21 qershor/ATSH/- Kryeministri Edi Rama përcolli sot pamje nga mjediset e restauruara të shkollës së parë shqipe e cila së shpejti do të hapë dyert edhe për vizitorët.

“Mirëmëngjes me shkollën e parë shqipe, aty ku mësuan fillimisht djemtë por falë rilindasve edhe vajzat; të krishterë e myslimanë, të gjithë si forca e arsyes që me dije shkohet para. Sot Mësonjëtorja është restauruar, si një objekt i rëndësisë së veçantë të trashëgimisë sonë historike e kulturore dhe së shpejti do të hapë dyert për vizitorët”,- theksoi Kryeministri Rama.

Shkolla e parë shqipe u restaurua plotësisht. Ajo ka 7 ambiente ekspozimi që iu nënshtruan restaurimit të plotë. Në muzeun e shkollës së parë shqipe do ekspozohet historia e librit shqip, prej abetares së parë të gjuhës shqipe, “Evetar”, që daton 1744

MIRËMËNGJES😊

MIRËMËNGJES 😊me shkollën e parë shqipe, aty ku mësuan fillimisht djemtë por falë rilindasve edhe vajzat; të krishterë e myslimanë, të gjithë si forca e arsyes që me dije shkohet para. Sot Mësonjëtorja është restauruar, si një objekt i rëndësisë së veçantë të trashëgimisë sonë historike e kulturore dhe së shpejti do të hapë dyert për vizitorët📚

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 20. Juni 2020

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.