Covid-19, vdes një 52-vjeçar nga Rahoveci

PRISHTINË, 20 qershor /ATSH/ Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot, në orët e mëngjesit ka vdekur në këtë klinikë pacienti E. K., I lindur në vitin 1968 nga Komuna e Rahovecit.

I ndjeri ishte diagnostikuar me Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit, në Kosovë 36 qytetarë të diagnostikuar me Covid-19 kanë humbur betejën me këtë sëmundje infektive. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.