Zgjedhjet në Luginën e Preshevës/ Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ “Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve dhe i jep forcë përfaqësuese një bashkësie që meriton shumë më shumë”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, duke folur për zgjedhjet që do të kryhen në Serbi.

Rama uroi për “pjesëmarrje të lartë në zgjedhje dhe mbështetje masive për Listën e Luginës së Bashkuar”.

“Forca vëllezër, bashkimi bën fuqinë”, tha ai.

Partitë politike shqiptare në Luginën e Preshevës vendosën që në zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit që mban Serbia, të garojnë me një listë të unifikuar zgjedhore./m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.